Mishi i kuq shkakton kancerin në zorrë

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar pse mishi i kuq mund të shkaktojë kancerin në zorrë.

Lifestyle

28/07/2015 10:41

Pigmenti që i jep mishit ngjyrën e kuqe është shkaktari kryesor, thonë ata. Haemi – pjesa e hemoglobinës me gjak që lidhet në oksigjen për ta lejuar atë që të transportohet në të gjithë trupin – gjendet në sasi më të larta tek mishi i kuq se sa ai i bardhë.

Ajo përmban hekur, që prodhon ngjyrën e kuqe. Përderisa mishi i kuq ka qenë i lidhur me kancerin për disa dekada, kuptimi i mekanizmave që ndikojnë në formimin e qelizave të kancerit pritet që të ndihmojë në parandalimin e tij, transmeton Lajmi.net.

Zbulime të reja do të ndihmojnë gjithashtu që të zbulohet më mirë kush është në rrezik më të lartë nga kanceri i zorrëve, duke kërkuar për një shënues kimik që prodhohet nga bakteret në zorrë.

Shkencëtarët sugjerojnë se ‘trisulfidi i hidrogjenit’, një kemikal i prodhuar nga bakteret, mund të jetë një tregues i qartë se kush është në rrezik më të lartë nga kanceri i zorrëve.

Kanceri i zorrëve është një nga vrasësit më të mëdhenj të njerëzve në Britani. Rreth 40,000 njerëz diagnostikohen me këtë kancer çdo vit.

Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave dhe vitaminave, por hulumtuesit sugjerojnë se ngrënia e tepërt e tij është e dëmshme për shëndetin afatgjatë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të hamë jo më shumë se 70g në ditë. (Lajmi.net)