Mishi e peshku refuz do të largohet nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë një aksion në të gjithë Kosovën, për largimin nga tregu ushqimor të produkteve të mishit të shitur refuz. Lamir Thaçi thotë se kjo formë e shitjes rrezikon produktin por edhe shëndetin e qytetarëve.

Lajme

24/02/2014 09:40

Mishi e peshku refuz s’do të mund të gjenden më në tregun e produkteve të mishit. Zëdhënësi i AUV’së, Lamir Thaçi, tha se kjo formë e shitjes rrezikon jo vetëm produktin por edhe shëndetin tek qytetarët.

Ai ka ftuar inspektorët komunalë që t’i bashkohen aksionit për largimin e këtyre produkteve nëpër disa pika të shitjes, si tregjet, në mënyrë që, siç thotë ai, të eliminohet kjo dukuri negative e cila po e dëmton imazhin e shitjes së produkteve ushqimore, raporton RTK.

Një vendim i tillë është mirëpritur edhe nga konsumatorët.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua ka ndaluar të gjitha marketeve ekspozimin dhe shitjen e mishit të pulave dhe peshkut refuzo. Sipas tyre, në të gjitha rastet ku nuk respektohet vendimi, do të merren masa në pajtim me legjislacionin, duke nisur edhe procedura e kundërvajtës në gjykatë.