Mirud këngë me kompaninë që menaxhon Duan, Ritën dhe Beben

Këngëtari nga Kosova, Durim Morina, i njohur me nofkën ‘Mirud’ po vjen me këngë të re.

ShowBiz

27/02/2018 20:42

Fjala është për projektin e titulluar ‘Ti dhe unë’ që është punuar në kompaninë Ëarner Music Group, shkruan lajmi.net

Kjo kompani është e njohur edhe për faktin se me të punojnë edhe Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Kënga shumë shpejt do të publikohet bashkë me videoklip e përveç gjuhës shqipe, do të jetë edhe në atë angleze.

Kujtojmë që në janar Mirud ka sjell këngën e fundit “Ende te dua”, e cila është prit mirë nga publiku dhe fansat e tij./Lajmi.net/

screenshot_2