Mirsla Kerqeli i rikthehet projekteve muzikore (Foto)

Këngëtarja Mirsa Kërqeli shumë shpejt do t'u rikthehet projekteve muzikore me të cilat moti nuk është marrë.

ShowBiz

27/04/2017 08:27

Këtë e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet publikimit të një fotografia mbi të cilën janë ‘ngulitur’ disa fjalë me vlerë për fansat, shkruan lajmi.net

Përkundër faktit që shumë prej kolegëve të saj kanë dëshirë që jeta e tyre të jetë sa më larg mediave, Mirsa ka falenderuar ata që asnjëherë nuk ia harruan emrin, gazetarët që edhe pas largimit të gjatë nga skena nuk ia harruan asnjëherë emrin për ta vendosur në krye të teksteve të tyre.

Nëpërmjet reagimit të saj të fundit Mirsa tha se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja muzikore./Lajmi.net/