“Mirror”: Huliganizëm i tmerrshëm në Shqipëri (VIDEO)

Dhuna që u shkaktua në sfidën mes Partizanit dhe Skëndëbeut ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

Sport

02/11/2016 18:53

E përditshmja britanike “The Mirror” i ka kushtuar një lajm të veçantë kësaj përballje, duke u fokusuar tek incidentet që ndodhën në shkallët e stadiumitmes policisë dhe tifozave në kuq.

“The Mirror” e paraqet lajmin me fotot dhe videot e përleshjes mes tifozave dhe policisë ku një tifoze femër rrezikoi jetën.

“Video tregon momentin tronditës së një tifoze femër që është futur në fushën e lojës, pas një rrahje massive në shkallët e stadiumit, ku ishte duke ndjekur një lojë futbolli.

Sipas njoftimeve, problemet nisën në minutën e 86. Lojtarët vendas nxituan mbi këndin e trazuar të “Elbasan Arena” duke u përpjekur që të qetsojnë tifozerinë e tyre. Por, përpjekja e lojtarëve të Partizanit ishte e shkurtër, pasi forcat speciale u thirrën për të ndërhyrë”, shkruan gazeta britanike

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.