Mirotic: Jam spanjoll (VIDEO)

Basketbollisti me prejardhje nga Mali i Zi, Nikola Mirotic, i cili e përfaqësoi Spanjën në ‘Eurobasket’, ka thënë se ndihet edhe më shumë spanjoll pas triumfit në Europian.

Sport

21/09/2015 21:48

Mirotic u shfaq para turmës së tifozëve dhe me mikrofon në dorë brohoriste bashkë me ta fjalët ‘jam spanjoll’.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme. Pas këtij triumfi, po ndjehem edhe më shumë spanjoll. Unë jam spanjoll, spanjoll”, tha me zë të lart Mirotic

Lojtari gjatë Kampionatit Europian e kishte grisur edhe një flamur të Serbisë gjatë rrugës për në zhveshtore.

YouTube player