Miriam Cani uron festat me vajzën në duar (FOTO)

Miriam Cani shfaqet për herë të parë pas lindjes.

ShowBiz

24/12/2015 20:03

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër të një vajze më datën 28 nëntor të këtij viti.

Tani, gati një muaj pas lindjes ata kanë postuar fotografinë e parë të së voglës Ameli, shkruan lajmi.net.

Ameli shihet në duart e nënës së saj, e cila me anë të kësaj fotoje ka uruar festat e fundvitit.

Miriami ka shkruar: “Gëzuar Krishtlindjen t gjithë besimtarëve të krishterë?
Mbizotroftë dashuria në këtë natë të shenjtë dhe qoftë bashkimi, paqja dhe ngrohtësia familjare si kjo e kësaj nate, në të gjithë vitin.. Ju përqafojme te gjitheve❤”/lajmi.net