Miriam Cani po rikthehet me këngë të re, nis xhirimet e klipit

Miriam Cani ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re.

ShowBiz

10/09/2018 15:50

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur që sapo ka filluar xhirimet e klipit të ri, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë që e kishte shkrepur nga vetura, Miriami kishte aplikuar një grim të lehtë, ashtu siç vepron gjithnjë.

Projekti i fundit solo nga Miriam Cani ishte “Meteor”, publikuar në nëntor të vitit 2017, ndërsa tani ajo po rikthehet me këngë të re, për të cilën nuk ka preferuar të jap detaje. /Lajmi.net/