Miriam Cani finalizon këngën e re

Nuk është shumë aktive me këngë të reja.

ShowBiz

17/09/2018 15:59

Por, ato që publikon priten shumë mirë në publik, ajo numëron disa hite që vazhdojnë ende të dëgjohen, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, Miriami ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, i cili pritet që shumë shpejt të jetë në duart e fansave të saj.

Së fundi, këngëtarja është fotografuar në një studio muzikore bashkë me Alban Skënderajn dhe Kledi Bahitin.

“Mezi pres që ta dëgjoni ju të gjithë”, është mbishkrimi që i ka lënë fotos, por nuk ka preferuar të zbulojë datën e publikimit. /Lajmi.net/