Mirëpritet vendimi i Qeverisë për kompensim për gratë e dhunuara (Video)
Ndarjes së buxhetit për gratë e dhunuara gjatë luftës i janë gëzuar drejtues të organizatës që merren me rehabilitimin e tyre dhe vetë gratë që përjetuan këtë tmerr.
Lajme
Në një intervistë për RTK-në, ato flasin për mundësitë që u hapen dhe për rëndësinë e këtij buxheti.
Vendimi i Qeverisë për ndarjen e buxhetit për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ka gëzuar tej mase drejtuesit e organizatës Qendra Kosovare e Rehabilitimit të të mbijetuarve të torturës. Feride Rushiti, drejtoreshë e kësaj qendre, tha se dita e sotme për këto kategori është ditë feste.
Ndërkohë, këtij vendimi i është gëzuar edhe njëra nga gratë e dhunuara në Kosovë.
Sipas disa shifrave jozyrtare, janë rreth 20 mije gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.