Mirënjohje për Bajram Rexhepin nga OVL e UÇK-së

Ish-kryeministrit të Kosovës, njëherit kirurgut Bajram Rexhepi, gjatë ditës së sotme i është ndarë mirënjohje nga përfaqësues të organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë për çështje kombëtare gjatë luftës.

Lajme

30/03/2017 16:35

Hysni Gucati, kryetar i Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se Bajram Rexhepi është shembulli më i mirë për punën e tij në kontribut dhënie për atdhe.

“Përkushtimi dhe vepra e doktor Bajram Rexhepit, duke shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë në malet gjithandej Kosovës, bëri të jetë frymëzim për ne dhe gjeneratat që do vijnë”, tha Gucati.

Ndërsa, Bajram Rexhepi, u shpreh i lumtur për mirënjohjen e dhënë nga bashkëluftëtarët, dhe tha se do ta mbaj me krenari.

“Kjo mirënjohje vjen nga bashkëluftëtarët me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë gjatë dhe pas luftës, por jam i sigurt se do ta mbaj me shumë krenari”, ka thënë mes tjerash Rexhepi.

Ndryshe, kjo mirënjohje iu nda në hapësirat e spitalit rajonal të Mitrovicës në prani të shumë kolegëve.