Mirëmëngjesi, sot është një ditë historike për futbollin kosovar – Lajmi.net
Mirëmëngjesi, sot është një ditë historike për futbollin kosovar
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 8:16, 19 June 2017
Trepça ’89, FC Prishtina, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe e gjithë Kosova sot sytë do t’i kenë kah Nyoni i Zvicrës, ku UEFA do ta tërheqë shortin për përcaktimin e çifteve të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe të Europa Leagues.

Kjo pasi në short do të përfshihen për herë të parë në histori edhe dy klube nga Kosova.

UEFA ua ka dërguar nga një shkresë kampiones dhe nënkampiones së Kosovës, përmes së cilave u ka uruar mirëseardhje në garat e saj, e po ashtu u ka dëshiruar suksese.

Përmes shkresave, shtëpia e futbollit evropian ka konfirmuar se Trepça ’89 dhe FC Prishtina kanë plotësuar kriteret e përcaktuara për pjesëmarrje në fazën kualifikuese për gara evropiane.

Trepça ’89, si kampione aktuale e Kosovës, do të startojë nga rrethi i parë i fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kurse, klubi më me histori në futbollin kosovar, FC Prishtina, si nënkampione e sezonit të fundit, do të startoj prej rrethit të parë të fazës eliminatore të Europa Leagues.

Fjalët kyçe: Prishtina, Trepça \'89

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball