Mirëmëngjesi nga Afrona!

Artistët tanë janë shumë të angazhuar gjatë sezonës së verës dhe e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë kohë për pushime në të periudhë.

ShowBiz

21/10/2017 09:41

Megjithatë, pas përfundimit të sezonës ata marrin rrugën për pushime, ashtu siç ndodhi edhe me çiftin Blero Muharremi dhe Afrona Dika, shkruan lajmi.net.

Blero dhe Afrona kanë udhëtuar për në Indonezi ku po kalojnë pushime të paharruara në ishullin Bali.

Nga atje kemi mundësi të shohim vazhdimisht imazhe të reja të cilat çifti po i poston në rrjete sociale.

Mëngjesin e sotëm, Afrona ka postuar një foto me të cilën u ka uruar të gjithëve ditë të mbarë, në të shihet e veshur në bikini dhe pranë pishinës e priste mëngjesi.

“Mëngjes si ky”, ka shkruar ajo mbi foto në të cilën solli një pamje të mrekullueshme. /Lajmi.net/