Mirëmbani flokët në mënyrë të shëndetshme

Flokët janë gjysma e bukurisë në trupin e njeriut, siç thuhet çdo herë. Janë pjesë të trupit të cilat shtojnë hijeshinë në fytyrën e secilit.

Lifestyle

06/05/2014 19:24

Për të qenë të bukura dhe të shëndetshme, ato kërkojnë kujdes shumë të veçantë dhe kanë specifika të cilat duhet zbatuar.

Varësisht nga tipi i flokëve që keni, edhe tretmani ndaj tyre ndryshon, por e përbashkëta e të gjitha këtyre është të kenë “mirëmbajtje”.

Gjinia femërore është ajo e cila i kushton më shumë rëndësi zakonisht, për shkak ndoshta edhe të gjatësisë së flokëve, ngjyrës, e dizajneve të prerjeve.

Mos i lani shumë shpesh

Duke i larë flokët pothuajse çdo ditë ne largojmë yndyrën natyrale e cila krijohet fillimisht tek lëkura e kokës e me pas shpërndahet në gjithë flokët.

Kjo yndyrë mbron flokët nga tharja si dhe është shenjë që organizmi ynë po funksionon në favor të tyre, por disa tipe të flokëve kanë sasi pak më tepër të yndyrës andaj preferohet të konsultoheni me dermatologun.

Përdorni produktet adekuate

Duke zgjedhur shampon, balsamet dhe subrinat e duhura për flokët tona ne do krijojmë shprehi të mirë për t\’i mirëmbajtur ato në mënyrë të shëndetshme. Kujdes! Produktet jo adekuate mund të dëmtojnë flokët sepse ato përmbajnë edhe kemikate të cilat janë të dëmshme.

Ushqeni ato me maska “homemade”

Duke bërë maska me kushte shtëpie ne do ushqejmë lëkurën e kokës nga rrënjët e deri tek majat, duke ndikuar kështu në përmisimin e gjendjes së tyre, në rritjen e tyre më të shpejtë si dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm.

Maskat e bëra me kushte shtëpie përmbajnë elemente të cilat flokët nuk mund ti marrin diku tjetër përpos tyre dhe ndikojnë direkt në to.

Mos i mbani të lidhura

Flokët e lidhura në stilin e “bishtit të kalit” apo gërshetave për një kohë të gjatë i dëmtojnë shumë ato, meqenëse nuk mund të frymojnë përderisa janë në atë gjendje, gjithashtu është e vërtetuar se ato edhe mund edhe të këputen.

Flokët gjithashtu nuk duhet:

* të qëndrojnë të lagura për një kohë të gjatë

* të vendoset kapele ose peshqir kur janë të lagura

* të mos fërkohen shumë për ti tharë

* duhet tharë ngadalë

* nuk duhet krehur shumë shpesh gjatë ditës