Mirel Josa: Jo Drita, ky ekip ia humbi titullin Prishtinës

.

Sport

21/05/2018 08:13

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka fajësuar barazimin me Vëllaznimin në minutat shtesë, për humbjen e titullit kampion.

Ai deklaroi se ajo ndeshje ishte vendimtare, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne nuk e kemi humbur titullin sot, sepse nëse e kishim një opsion për ndeshjen, do të kishim luajtur më ndryshe, do të ishim shumë më të qetë. Titullin e kemi humbur në ndeshjen me Vëllaznimin”, deklaroi Josa.

Në atë ndeshje, Prishtina po fitonte 2:0 deri në minutën e 90, derisa në vazhdime gjakovarët shënuan dy herë dhe barazuan.

Prej atij momenti, Drita u shkëput në tri pikë, epërsi me të cilën e mbylli edhe kampionatin. /Lajmi.net/