Mirë se vjen, Morrissey

Morrissey do të vijë gjatë verës, në fund të qershorit ose fillim të korrikut, me albumin e tij të dhjetë. Tashmë ia ka vënë emrin dhe ai quhet 'World Peace Is None of Your Business'.

ShowBiz

07/03/2014 15:37

Morrissey, siç raportohet, është duke punuar në albumin e tij të dhjetë, i cili pritet të publikohet gjatë verës.

Albumi i ri, të cilin e ka qujatur ‘World Peace Is None of Your Business’, thuhet se do të dale në fund të qershorit ose fillim të korrikut.

Të 12 këngët që do t’i përmbajë, janë të punuara nga Joe Chiccarelli (The Strokes, The Killers) në Francë.

Morrissey, i cili ka publikuar në tetor të vitit 2013 autobiografinë e tij, ka nënshkruar marrëveshje me Harvest Records, për realizimin e albumit të tij të dhjetë.

Morrissey – There Is a Light That Never Goes Out