Mirë se vini në një botë tjetër

E përditshmja zvicerane Le Matin ka vendosur të bëjë shaka me gjendjen e stadiumit Qemal Stafa dhe objektet rreth tij sa që ka publikuar një shkrim me titullin “Mirë se vini në një botë tjetër” duke pasqyruar gjendjen në arenën ku sonte në ora 20:30 do të zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Zvicrës në kuadër…

Sport

11/10/2013 16:58

E përditshmja zvicerane Le Matin ka vendosur të bëjë shaka me gjendjen e stadiumit Qemal Stafa dhe objektet rreth tij sa që ka publikuar një shkrim me titullin “Mirë se vini në një botë tjetër” duke pasqyruar gjendjen në arenën ku sonte në ora 20:30 do të zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

Karrige të vjetra, gypa të ndryshkur të instalimit të ujit si dhe shumëçka tjetër që duket vërtetë në gjendje të mjerueshme, janë pasqyruar në një galeri të fotografive në portalin e Le Matin.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë kanë paralajmëruar se dueli kundër Zvicrës do të jetë i fundit para rinovimit të plotë të stadiumit Qemal Stafa. Me shprese mund të themi: Një ditë do të jetë më mirë.