Miratohet Projektligji për Avokatin e Popullit (Video)

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për Avokatin e Popullit. Miratimi i këtij projektligji mori mbështetjen e shumicës së deputetëve, ku për votuan 59 deputetë, kundër 12 dhe abstenime tre.

Lajme

07/05/2015 11:58

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thwnw se synimi i këtij projektligji është  promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Duke u bërë thirrje deputetëve që të miratojnë këtë projektligj, ministri Abrashi ka thënë se me miratimin tij përmbushë një nga kërkesat e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

“Ky projektligj i përcaktuar në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2015, ka për qëllim krijimin e një kornize  si dhe përcaktimin e standardeve më të larta për promovimin dhe mbrojtjen  e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe eliminim e vështirësive që ka hasur në praktike institucioni i Avokatit të Popullit”.

“Me miratimin e këtij projektligji si pjesë e pakos së ligjeve të drejtave të njeriut ne përmbushim edhe një kërkesë nga raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave”, tha Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mytaher Haskukaj, duke dhënë vërejtjet për këtë projektligj, ka deklaruar se projektligji nuk ndryshon gjendjen e institucionit të Avokatit të Popullit.

Ky projektligj në parim është mbështetur nga AAK, Nisma për Kosovën dhe Grupi 6+.

YouTube player