Miratohet platforma për dialogun final me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë  ka folur për dialogun final me Serbinë.

Lajme

19/04/2018 10:00

Ai ka thënë se ka ardhur koha që Qeveria t’i dorëzojë Kuvendit një platformë për dialogun.

“Kjo platformë përmban një premabul ku shpreh vullnetin për fqinjësi të mirë, respektim të marrëveshjeve, integrim në BE e NATO. Po ashtu bënë që dialogu të jetë edhe më transparent”, ka deklaruar Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se pas miratimit të kësaj platforme  do të bëjë më unike spektrin politik.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se platforma sqaron pritjet tona që janë njohja reciproke, anëtarësimi në OKB dhe BE.

Hoxhaj ka shtuar se kjo platformë e bën qartë se si do të mbërrihet deri në fund të procesit.

Platforma është miratuar nga Qeveria, dhe do t’i procedohet Kuvendit.

Po ashtu, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e kërkesave të shoqatave  të kategorive  të dala nga Lufta e UÇK-së.

Vlera e ndarë është 326 mijë e 400 euro.

Ministri i Punës, Skender Reqica tha se qëllimi kryesor është rehabilitimi i familjarëve të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së./Lajmi.net/