Miratohet marrëveshja e huas për magjistralen

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar marrëveshjen për hua, për vazhdimin e ndërtimit të rrugës magjistrale Milloshevë- Mitrovicë, apo ndryshe e njohur si rruga M2. Ky projekt është në bashkëpunim me fondin OPEC.

Lajme

05/12/2013 12:53

Me 83 vota për asnjë kundër 1 absetim, Kuvendi ka miratuar ligjin për ratifikim e marrëveshjes për hua për financimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës magjistrale Milloshevë- Mitrovicë-Rruga M2, lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar.

Askush nga Qeveria nuk ka qenë në seancë që të paraqes këtë raport. Por këtë gjë e ka bërë, Kryetarja për Komisionin për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj.

Hadergjonaj theksoi se buxheti për ndërtimin e kësaj magjistaleje ka kosto të përballueshme.

“Komisioni për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e mbajtur më datën 20 nëntor 2013,  pasi ka shqyrtuar projektligjin e ka vlerësuar rëndësinë e marrëveshjes që është në interes për zhvillimin ekonomik dhe vlerësoj se kostoja buxhetore do të jetë e përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës”.

“Duke pasur parasysh periudhën gri të kthimit të kredisë dhe kushtet e marrëveshjes dhe një zëri ka rekomanduar Kuvendit të miratoj projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për hua për financimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës Milloshevë – Mitrovicë rruga M2 e lidhur me fondin opec për zhvillimin nderkombetar i rekomandojmë deputetët që të miratojnë këtë marrëveshje”.