Miratohet Kodi i Procedurës Penale

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft-kodin e Procedurës Penale.

Lajme

15/01/2019 14:44

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka miratuar draft-kodin e Procedurës Penale.

Me këtë rast, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ky Kod është harmonizuar me 12 aktet e Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net.

“Nga 457 nene 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe riformuar sipas praktikave më të mira ligjore dhe gjyqësore. Ky kod është harmonuzur me 12 aktet e BE-së”, ka deklaruar Tahiri.

Ai bëri të ditur se në mesin e ndryshimeve që janë bërë në këtë kod, është paraparë edhe suspendimi i gjithë personave zyrtar për të cilët ngritët aktakuzë.

“Ndryshimet themelore në këtë kod kanë të bëjnë me suspendimin e zyrtarëve të lartë për të cilët ngritët aktakuzë, pra kjo vlen për të gjithë personat zyrtar të akuzuar për vepra të korrupsionit”, tha Tahiri. /Lajmi.net/