Miratohet edhe projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Kuvendi sot ka miratuar shqyrtimin e parë të projektligjit  për shërbim në forcën e sigurisë së Kosovës.

Lajme

18/10/2018 13:42

Shqyrtimi i parë i këtij projektligji ka kaluar me 96 vota pro, raporton lajmi.net.

Kuvendi sot me shumicë votash ka miratuar lexim të parë projektligjin për ministrinë e Mbrojtjes dhe projektligjin për krijimin e forcës së sigurisë së Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha theksoi se hartimi  dhe procedimi i projektligjit për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave kushtetuese. /Lajmi.net/