Miratohet buxheti për vitin 2015

Pas shqyrtimit të shumë amendamenteve të propozuara nga deputetë e grupe parlamentare, dhe një debati të gjatë, është miratuar në lexim të dytë Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Lajme

29/12/2014 20:42

Buxheti është miratuar nga 69 deputetë të Kuvendit, teksa është kundërshtuar nga 20, ndësa dy deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Ky buxhet nuk parasheh rritjen e pagave prej 25 për qind të premtuar nga tashmë nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Mirëpo, kryeministri i ri i qeevrisë, Isa Mustafa ka thënë se rritja e pagave eventualisht mund të ndodhë pas rishikimit të buxhetit dhe në rast të performancës së mirë në inkasimin e të hyrave, duke luftuar evazionin fiskal e me masa tjera.