Miranda një nënë perfekte

Pas ndarjes nga Orlando Bloom, Miranda Kerr ka mbajtur raporte të shkëlqyeshme me yllin e Hollywoodit, me të cilin, gati tri vjet më parë, e ka lindur djalin e quajtur Flynn. Është pikërisht vogëlushi që ia bën ditët speciale 30 vjeçares. Për bukuroshen australiane, nuk ka asgjë më të rëndësishme se djali i saj. “Është…

ShowBiz

06/01/2014 16:00

Pas ndarjes nga Orlando Bloom, Miranda Kerr ka mbajtur raporte të shkëlqyeshme me yllin e Hollywoodit, me të cilin, gati tri vjet më parë, e ka lindur djalin e quajtur Flynn.

Është pikërisht vogëlushi që ia bën ditët speciale 30 vjeçares. Për bukuroshen australiane, nuk ka asgjë më të rëndësishme se djali i saj.

“Është eksperienca më e bukur që mund të imagjinohet. Çdo ditë që e kaloj me djalin tim, është një ditë perfekte. Jam me fat sepse e kam një fëmijë të lumtur dhe të shëndetshëm dhe nuk mund të kërkoj më shumë. Së bashku gatuajmë, lexojmë libra apo vizatojmë. Është mjaft kreativ. Për ta përfunduar për bukuri një ditë të shkëlqyeshme, pasi ta kemi eksploruar botën dhe natyrën, nevojitet një dush i mirë dhe më pas një libër, para fjetjes. Këto gjëra i pëlqejnë atij shumë, dhe mua po ashtu”, deklaroi ajo për magazinën angleze ‘OK!’.

Përkundër faktit se është mjaft e angazhuar në botën e modës, ajo arrin gjithmonë të gjejë kohë të lirë për djalin e saj. Vogëlushi udhëton shpesh dhe me dëshirë së bashku me të.

“Mundohem që t’i përgatis të gjitha si është më së miri, për t’i bërë gjërat sa më zbavitëse. Sigurohem gjithmonë që në valixhen time të jenë librat e mi të preferuar dhe lapsat kimikë. Ai e do mjaft muzikën klasike. Në iPod timin ka muzikë të bollshme, kështu që mund t’i dëgjojmë së bashku. Është mjaft e rëndësishme po ashtu që të përgatis ushqim për udhëtim, kështu që unë marr gjithmonë qese me ushqim”, përfundoi Miranda.