Miranda në Inter

Inter ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit Miranda.

Sport

18/06/2015 23:37

Qendërmbrojtësi Miranda do të transferohet në Inter.

Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me Atletico Madridin për kalimin e tij në Milano, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Reprezentuesi brazilian do t’i kushtojë Interit 15 milionë euro (12+3 në bonuse).

Futbollisti u kërkua së fundmi edhe nga Manchester United por në fund do t’i bashkohet Interit.