Miranda mbetet në Atletico Madrid

Barcelona e Manchester United duhet të kërkojnë dikë tjetër pasi qendërmbrojtësi Miranda nuk do të largohet nga Atletico Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

03/08/2014 15:22

Joao Miranda do të luajë në Atletico Madrid edhe në edicionin e ri, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle “Marca”.

Pavarësisht largimit të disa prej futbollistëve kryesorë si Diego Costa, Filipe Luis e Thibaut Courtois, Miranda do të mbetet në Vicente Calderon.

Braziliani kërkohet nga Barcelona e Manchester United por as kjo nuk mjafton që ai të braktis kampionin e La Ligës.

Lajmi për qëndrimin e Mirandas në klub do të shërbejë si përkrahje e madhe për skuadrën e trajnerit Diego Simeone që me gjithë largimet, është duke punuar në krijimin e një skuadre të fuqishme edhe për sezonin e ri.