Miranda i ofrohet Barcelonës

Mbrojtësi brazilian, Miranda është i gatshëm të transferohet në Barcelonë. Tash i mbetet gjigantit katalunas të merret vesh me Atletico Madridin për qendërmbrojtësin stabil.

Sport

28/07/2014 12:11

Pas shumë refuzimeve dhe arritjes së Jeremy Mathieu, Barcelona e ka marrë dritën e gjelbër nga një objektiv që kishte në mbrojtje.

Joao Miranda, braziliani i Atletico Madridit, përmes menaxherëve të tij, i ka informuar Blaugrana se do të ishte i gatshëm të transferohet në në Camp Nou, shkruan uebfaqja spanjolle, Sport.es.

Vështirë megjithatë do të jetë të binden Los Colchoneros, të cilët, pasi mbetën pas Felipe Luis, nuk duan ta humbin një lojtar tjetër të rëndësishëm të mbrojtjes.

Por, kur bëhet fjalë për Barcelonën, gjërat mund të ndryshojnë.