Miranda fjalë të mëdha pas fitores ndaj Chelseas

Mbrojtësi i Interit, Joao Miranda ka thënë se Interi është në rrugën e duhur.

Sport

29/07/2017 19:27

Këto komente ai i bëri pas triumfit ndaj Chelseas me rezultat 2-1, transmeton lajmi.net

“Duket se jemi në rrugën e duhur, të fitosh është gjithmonë e rëndësishme. Skuadra po luan mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu edhe ne kampionat, për të arritur objektivin e domosdoshëm: Champions. Spalletti është një trajner i madh, ne bëjmë vetëm atë që ai na kërkon: duhet të kontrollojmë gjithë ndeshjen”, tha Miranda.

Inter në miqësore e kishte mposhtur edhe Bayern Munchen. /Lajmi.net/