Mirabelli zbulon përforcimin e madh të Milanit për sezonin e ri

Massimiliano Mirabelli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e portierit të Napolit, Pepe Reina.

Sport

15/05/2018 07:18

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e portierit të Napolit, Pepe Reina.

Ai ka thënë se “Rossonerët” kanë shfrytëzuar një mundësi të mirë duke siguruar shërbimet e Reinas si futbollist i lirë.

“Ardhja e Reinas? Ne e kemi shfrytëzuar një mundësi. Kur një portier i mirë si Reina hyn në skadim të kontratës, ne nuk kemi menduar për rolin e Donnarummas”, u shpreh ai për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Besoj se mund të na ndihmojë sidomos jashtë fushës, pastaj nëse tregu na largon Donnarumman, e kemi Reinan, përndryshe do t’i kemi dy portierë që do të ndërrohen varësisht nga ndeshjet që luajmë. Këtë vit kemi luajtur më shumë se të gjithë të tjerët”, theksoi Mirabelli. /Lajmi.net/