Miqtë po e braktisin Encën, ajo lutet për… (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia këtë periudhë është shumë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore në shumë qytete.

ShowBiz

13/08/2017 10:34

Siç e dimë, Enca e kishte mik shumë të mirë reperin Noizy, por nga një ‘sherr’ virtual, raportet mes tyre kanë ndryshuar, shkruan lajmi.net.

Tashmë, Enca ka dhënë shenjat se edhe dikush tjetër nga miqtë e saj të ngushtë e ka ‘tradhëtuar’ atë.

Ajo ka shkruar një status me të cilin iu është drejtuar Zotit me një lutje “Zot me mbro nga miqte, se nga armiqte mbrohem vete”.

Por, kujt ia dedikon Enca këto fjalë, mbetet të kuptohet në ditët në vazhdim. /Lajmi.net/