lajmi.net

Miqtë e vërtetë

Siç thotë një fjalë popullore: qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë thënie e vërteton edhe një qen, i cili e ka bërë mikun e tij më të mirë një… foshnje. Qeni i quajtur Zero, i racës Shiba Inu, duket mjaft i lidhur me beben, duke e shikuar atë, derisa nëna e saj…

Lifestyle

03/01/2014 14:07

Siç thotë një fjalë popullore: qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë thënie e vërteton edhe një qen, i cili e ka bërë mikun e tij më të mirë një… foshnje. Qeni i quajtur Zero, i racës Shiba Inu, duket mjaft i lidhur me beben, duke e shikuar atë, derisa nëna e saj e ndërron dhe i jep ushqim.

Pamjet e jashtëzakonshme e vërtetojnë miqësinë e pabesueshme në mes të njeriut dhe kafshës, posaçërisht në momentet kur qeni e merr përsipër mbrojtjen e bebes në mënyrë mjaft serioze.

“Ne u bëmë me bebe vetëm dy javë më parë. Qeni im ka vendosur se bebja është e tij, pasi ai rri shumë afër saj gjatë tërë kohës”, ka shkruar nëna e foshnjës, Prolifiscalo, në faqen Imgur.

Njëra prej fotografive më të veçanta është kur Zero shtrihet afër bebes dhe ia afron hundën pranë dorës së saj. Vërtetë e magjishme. Përpos Zeros, familja e ka marrë edhe motrën e saj, Ichi.

Miqtë e vërtetë

Kjo është miqësia më e ëmbël në histori të shoqërive. Një fotograf me fat i ka kapur momentet më të mira të një miqësie të rrallë dhe të pabesueshme ndërmjet një qeni dhe një dhelpre. Torgeir Berge i ka postuar disa fotografi në Facebook, ku shihen këto dy kafshë duke u zbavitur dhe duke luajtur…

Lifestyle

06/12/2013 16:00

Kjo është miqësia më e ëmbël në histori të shoqërive. Një fotograf me fat i ka kapur momentet më të mira të një miqësie të rrallë dhe të pabesueshme ndërmjet një qeni dhe një dhelpre.

Torgeir Berge i ka postuar disa fotografi në Facebook, ku shihen këto dy kafshë duke u zbavitur dhe duke luajtur njëra me tjetrën. Madje, ky fotograf planifikon ta shkruajë një libër për fëmijë, duke u bazuar në këtë histori të vërtetë.

Ata tash janë miqtë më të mirë që jetojnë së bashku në pyjet norvegjeze. Shijoni në vazhdim çastet që i kaloi qeni i Berge me një dhelpër të egër, të cilën e takoi në pyll.

LM