Miqësorja me Kosovën, formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Shqipëria ndeshet me Kosovën në një ndeshje miqësore.
Sport
Kombëtarja shqiptare e futbollit pritet të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime në përballjen miqësore me Kosovën.
Në portë, Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa para gardianit të Atalantës do të jetë Hysaj, në të djathtë; Veseli e Gjimshiti, në qendër; si dhe Lika, në të majtë. Mesfusha e pritshme e kuqezinjve në stadiumin e Zyrihut do të ketë Ramadanin, Ndojin, Krenar Qakën dhe Odise Roshin.
Sulmi i kuqezinjve do të përbëhet nga Sindrit Guri dhe Sokol Cikalleshi. Zbulimi i këtij sezoni në Kategorinë Superiore do të ketë kështu mundësinë të lërë përshtypje pozitive te stafi teknik, përballë një kundërshtari me nivel të ulët, transmeton “TCH”.
Nëse do të bindë, sulmuesi më i ri i Oostendes mund të vlerësohet me një tjetër fanellë titullari, në miqësoren e dytë ndaj Ukrainës.