Miqësia e pazakontë mes kalit dhe maces (Foto)

Pavarësisht diferencës së madhe në përmasat e tyre, macja Sappy dhe kali Dakota kanë krijuar një nga lidhjet më të pazakonta në mbretërinë e kafshëve.

Fun

23/06/2016 10:20

Dyshja është e pandashme nga njëra-tjetra dhe kalon orë të tëra duke u përkëdhelur – madje flenë bashkë në fermën e tyre në Fairfield në Illinois.

Sappy, siç transmeton Oranews, e nisi këtë miqësi të veçantë kur ishte vetëm një kotele dhe Dakota sillej si një baba për të, shpjegon pronarja.

“Kur Sappy ishte një kotele e vogël, mund të them se ata kishin një lidhje të ngushtë pasi ajo nuk i kushtonte kurrë rëndësi kuajve të tjerë”, shprehet për ‘Daily Mail’, Denice Kinney. /lajmi.net