Miqësi që nuk shuhet, ushtarët ribashkohen pas gjysmë shekulli (FOTO)

Gjysmë shekulli më parë, katër ushtarë amerikanë pozuan në një plazh të San Diegos para se të niseshin për në Vietnam.

Bota

27/04/2016 03:51

Pas 50 vjetësh, ata u bashkuan sërish të shtunën për të krijuar edhe një herë atë foto.

Bob Falk, 71 vjeç, Bob DeVenecia, 70, Denis Puleo dhe Tom Henks, nga 69 vjeç, ishin rreth të 20-ve kur pozuan me një tavolinë sërfi në plazhin e Kemp Pendeltonit në 1966-n.

Ata u bënë miq të ngushtë gjatë përgatitjeve për në front, por mandej i humbën lidhjet mes tyre.

“Thjesht u ndamë, jeta është e tillë. Nuk munda të kisha kontakt me asnjërin prej tyre”, rrëfeu DeVenecia për mediat lokale.

Me kalimin e viteve, duke përdorur forumet në internet, ata rifituan kontaktet, por pa mundur të mblidheshin të katër bashkë. Kjo, deri kur Henks vendosi të rikrijonte fotografinë që e kishte gjetur në një album të vjetër. “Është një nga ditët më të bukura të jetës sime”, u shpreh ai./shekulli

7fFUMOVl