Miq me ish-in?

Një studim Universtetit të Oakland, organizoi një pyetësor mbi 861 vullnetarë, të cilët u pyetën nëse do të qëndronin miq me ish-të dashurit e tyre. Nga rezultatet mund të mbeteni të habitur.

Lifestyle

14/08/2016 00:13

Studimi tregoi se ata kishin tendencë ndaj femoneneve si narcizmi, psikopatia dhe makiavelizmi.

Pas fundit të një marrëdhënie kemi dëgjuar shpeshherë fraza të ngjashme si “Mund të mbetemi miq”, ose “ Jemi të rritur dhe të arsyeshëm” e të tjera të ngjashme.

Sipas studiuesve nëse dëgjoni këto fjalë dhe bini dakord, mund të keni probleme me personalitetin, të lidhur  me një anë të errët brenda jush, manipulative dhe madje me tendenca psikopate.

Studiuesit zbuluan se shumë prej atyre që kishin pranuar se mund të qëndronin miq me ish-partnerët e tyre, bënin pjesë në ata kandidatë që ishin pjesë e një liste ku testet psikologjike, tregonin mundësinë për një anë të errët të personalitetit.