Minuta e fundit e qershorit do të zgjasë 61 sekonda

Minuta e fundit e muajit nëpër të cilin po kalojmë, muajit qershor do të zgjasë 61 sekonda. Ky është një fakt që lidhet me rrotullimin e parregullt të Tokës, shumë më pak i disiplinuar se orët atomike.

Fun

29/06/2015 19:04

Kjo sekondë shtesë është vënë në pikëpyetje nga disa vende që dëshirojnë ta heqin.

Por, procedura që konsiston në shtimin e një sekonde më shumë për akordimin e dy shkallëve të kohës, asaj të natyrës dhe të teknologjisë, ka ngjallur kritika dhe orët e tyre janë ndoshta të llogaritura.

Në mbarë botën, mbrëmjen e 30 qershorit duke hyrë 1 korriku, sipas Kohës Universale të Koordinuar UTC (shpesh quajtur GMT) minuta që hyn mes orës 23:59 dhe 00:00 do të zgjasë një sekondë më shumë se normalja. Në Francë, kjo sekondë e shtuar do të ndodhë mes orës 01:59 minuta dhe 02:00 të mëngjesit të 1 korrikut.

Kur Koha Universale e Koordinuar (UTC) u krijua në vitin 1972 nga një marrëveshje ndërkombëtare, u ra dakord se ndryshimi mes dy afateve nuk duhet të kalonte 0,9 sekonda.

”Njerëzit nuk do ta vërejnë diferencën. Por nëse janë shumë të interesuar, ata mund ta rregullojnë orën e tyre në sekondën tjetër”, shpjegon Daniel Gambis, drejtor i Shërbimit të Rrotullimit të Tokës, i ngarkuar që të përcaktojë në nivel ndërkombëtar shtimin e këtyre sekondave të ndërfutura