Minuta 93, Kosta Rika duke u mposhtur 1:0, shikojeni çfarë ka bërë Navas

Keylor Navas vendosi ta realizojë një driblim ndaj kundërshtarit, vetëm pesë letra larg nga porta e tij.

Sport

28/03/2018 07:22

Keylor Navas ka befasuar me një veprim të tij në minutat e fundit të ndeshjes miqësore mes Kosta Rikës dhe Tunizisë.

Në minutën e 93-të të takimit, portieri i Real Madridit, Navas vendosi ta realizojë një driblim ndaj kundërshtarit, vetëm pesë letra larg nga porta e tij, përcjell “lajmi.net”.

Për fatin e tij të mirë driblimi i doli me sukses por të gjithë mbetën të befasuar me rrezikun e madh që mori dhe veprimin e panevojshëm në rrezik të ekipit të tij që ishte në disavantazh dhe në fund u mposht me rezultat 1:0. /Lajmi.net/

YouTube player