Mino Raiola i reagon Pep Guardiolas

Edhe Mino Raiola i ka reaguar trajneri Pep Guardiola.

Sport

06/04/2018 20:22

Ky i fundit trazoi të gjithë me një deklaratë të dhënë sot.

Trajneri spanjoll deklaroi se Mino Raiola i ka ofruar në janar atij lojtarët e Unitedit, Paul Pogba dhe Henrik Mkhitaryan.

“Unë kurrë nuk do të flisja me Pep Guardiolan, nuk do të flisja me të për lojtarët, do të flisja me Manchester Cityn”, ka thënë Raiola për BBC.

Përndryshe Manchester City në fundjavë takohet me Unitedin, dhe në rast fitore shpallet kampion i Premierligës./Lajmi.net/