Minjtë që shtyjnë njëri-tjetrin derisa ushqehen, bëhen sensacion në rrjetet sociale (Video)

Mënyra si ushqehen dhe shtyhen dy minj, ka bërë që të bëhen sensacion në rrjetet sociale, ku u shpërndanë mijëra herë dhe grumbulluan shumë reagime pozitive.

Fun

07/05/2018 10:53

 

Ata janë shfaqur në kanalin Lily’s Mice në YouTube, ku postohen video të ndryshme, që i tregojnë brejtësit në pozitat më të pazakonshme, transmeton Telegrafi.

Maple dhe Midna shihen duke e shtyrë njëri-tjetrin, derisa përpiqen të hanë sa më shumë ushqim. Madje, ata i kanë dy enë, por duan të hanë nga njëra.

“Xhelozohen dhe duhen, nuk mund t’i ndajë. Gjithmonë përleshen dhe prapë ushqehen nga e njëjta enë”, ka shkruara Lily, që është pronarja e tyre.

Veprimet e minjve i krahasuan me ato të fëmijëve, kur llastohen por prapë duan të qëndrojnë me motrat apo vëllezërit.