Ministrja Joksimoviq: Kërkohet përparim në kapitullin 35 për Kosovën

Ministrja e Serbisë e ngarkuar për integrimet evropiane, Jadranka Joksimoviq, ka vlerësuar se javën e ardhme mund të pritet që vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do tu paraqitet raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Serbisë, lidhur me kapitullin 35, që ka të bëjë me Kosovën.

Lajme

20/02/2017 15:32

Ajo i ka deklaruat sot rrjetit telviziv RTS, se sipas marrëveshjes, përparimi në kapitujt e tjerë duhet të përcillet edhe me progres në kapitullin 35.

“Tash disa vende do të presin që ta shohin raportin e Komisionit Evropian për përparimin në këtë kapitull dhe do të vendosin a mund të hapen kapitujt e tjerë”, tha Josimoviq dhe ka shtuar se “një qëndrim i tillë i ashpër nuk mund të qëndroj” dhe se nuk mund të injorohen reformat në kapitujt e tjerë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ajo ka paralajmëruar se në konferencën ndërministrore javën e ardhshme apo në fillim të muajit mars, do të mund të hapen së paku dy kapituj të ri në negociatat e Serbisë për pranim në Bashkimin Evropian.