Ministrja Hoxha uron qytetarët për Vitin e Ri

Dhurata Hoxha, ka përgëzuar të gjithë qytetarët për vitin e Ri 2019, me urimin që të jetë vit i sukseseve, paqes dhe shëndetit.

Lajme

31/12/2018 14:24

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar të gjithë qytetarët për vitin e Ri 2019, me urimin që të jetë vit i sukseseve, paqes dhe shëndetit.

Ja urimi i Ministres Hoxha, për vitin 2019:

“Të gjithë qytetarëve të vendit tonë, kudo që jetojnë, miqve tanë ndërkombëtarë dhe miqve të Republikës së Kosovës, urime dhe gëzuar Viti i Ri 2019! Uroj që viti 2019 të jetë vit i sukseseve, paqes dhe shëndetit për Juve dhe familjet Tuaja! Gjithsesi, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtim gjatë vitit që lamë pas, duke Ju uruar vit edhe më të suksesshëm dhe më të begatë në vitin vijues. Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2019!” /Lajmi.net/