Ministrja Hoxha: Talenti dhe angazhimi i Vokrrit për sportin na bënë krenar

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ndjer dhimbje nha lajmi për vdekjen e Fadil Vokrrit.

Lajme

09/06/2018 16:44

Ajo ka shkruar se “talenti i tij i jashtëzakonshëm në futboll dhe angazhimi për promovimin e sportit dhe sportistëve tanë na bëri krenar”.

Ja postimi i ministres Hoxha:

“Lajm shumë i dhimbshëm për sportin dhe sportdashësit. Sot, legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, kaloi në amshim. Talenti i tij i jashtëzakonshëm në futboll dhe angazhimi për promovimin e sportit dhe sportistëve tanë na bëri krenar.

Qoftë i përhershëm kujtimi për Fadil Vokrrin!”