Ministrja Hoxha në Poloni: Kosova është faktor stabiliteti në rajon

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka mbajtur një ligjëratë për studentët në Poloni.

Lajme

15/02/2019 16:15

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga kjo ministri, raporton lajmi.net.

“Ne të gjithë e kujtojmë sa e vështirë ishte e kaluara, por ne gjithashtu e dimë se sa sfiduese mund të jetë e ardhmja”, tha  ministrja Hoxha.

“Kosova po ecën në konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë së saj, vuri në dukje Ministrja Hoxha, me perspektivë të plotë të BE-së si çdo vend tjetër në rajon. Rajoni i Ballkanit po ndërton vizion të ri të së ardhmes, nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore që hap rrugën e integrimit në familjen evropiane”, shtoi ajo.

Rruga drejt integrimit, kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme, potencoi Ministrja, sidomos në zbatimin e MSA-së duke vënë në pah se Kosova ka përmbushur pritshmërinë për zbatimin e MSA-së për vitin 2018.

Hoxha foli edhe për liberalizimin e vizave.

“Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë me regjimin e vizave që nuk i lejon qytetarët e Kosovës të hyjnë në Zonën Shengen. Tani është në duart e Këshillit të Ministrave të vendosë për liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Ne kemi demonstruar se jemi shembull i bashkëpunimit rajonal, ceku Ministrja Hoxha.

Pas fjalimit, Ministres Hoxha iu parashtruan edhe pyetje nga studentët të cilët u interesuan për bashkëpunimin rajonal si dhe rreth sfidave të procesit integrues.

Kolegji u themelua në vitin 1949 nga figurat e mëdha evropiane si Salvador De Madariaga, Ëinston Churchill, Paul Henri Spaak dhe Alcide De Gasperi pas Kongresit të parë të Lëvizjes Evropiane në Hagë më 1948. /Lajmi.net/