Ministrja Hoxha: Akili riktheu vendin tonë nën vëmendjen botërore të sportit

Pas fitores së medaljes së artë sot, në Grand slamin e Parisit nga Akil Gjakova, Ministrja Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka shkruar se “Akil Gjakova, sot, rikthen vendin tonë nën vëmendjen botërore të sportit, me ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës në Paris”.

Lajme

10/02/2018 21:29

Ajo ka theksuar se “vendi ynë, në këtë 10 vjetor, ka arritur suksese të mëdha”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Medalja e artë e xhudistit Akil Gjakova, sot, rikthen vendin tonë nën vëmendjen botërore të sportit, me ngritjen e flamurit të Republikës së Kosovës në Paris.  Medalja e tretë e Akilit sivjet, por edhe medaljet e Distrias, Norës e Majlindës, rikonfirmojnë se vendi ynë, në këtë 10 vjetor, ka arritur suksese të mëdha, me ambasadorin më të mirë të vendit tonë, sportit. #Kosova10”