Ministrja Dhurata Hoxha udhëton për në Francë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është nisur për në Francë, ku merr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Lajme

12/12/2017 14:31

Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave.

Gjatë sesioneve do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve.

“Qeveritë duhet thellësisht t’i njohin dhe t’i kuptojnë faktorët e ndryshimit për t’u përshtatur dhe transformuar në përputhje me rrethanat”, thuhet në dokumentet e organizatës, dedikuar kësaj konference ministrore të OECD-së.