Ministria Infrastrukturës investon mbi 1.4 milionë euro në Gjilan

Ministria e Infrastrukturës ka ndarë 1.4 milionë euro për ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegovcit - Sllovi e Lipjanit.

Lajme

30/10/2018 17:33

Ministria e Infrastrukturës dhe komuna e Gjilanit gjatë ditës së sotme kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegovcit – Sllovi e Lipjanit, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, Ministria e Infrastrukturës ka ndarë 1.4 milionë euro për këtë rrugë dhe kjo marrëveshje u nënshkrua nga zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se ky është edhe një tjetër investim në Gjilan nga Qeveria Haradinaj, duke premtuar se do të ketë edhe të tjera projekte për vitin e ardhshëm.

Kurse i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke e falënderuar zëvendësministrin Kadriu dhe Ministrinë e Infrastrukturës deklaroi se Anamoravës po i jepet vëmendja e merituar.​ /Lajmi.net/