Ministria e Mjedisit padit Komunën e Prishtinës (Dokument) – Lajmi.net
Ministria e Mjedisit padit Komunën e Prishtinës (Dokument)
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 13:14, 19 May 2017
Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritur padi ndaj Komunës së Prishtinës për rastin e ndërtimit të banesave në rrugën B të lagjes “Mati 1” të Prishtinës.

Bëhet fjalë për lejet ndërtimore dhëna kompanisë “Dervisholli” nga komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

MMHS në maj të këtij viti pati marrë vendim për anulimin e lejeve të dhëna nga komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti rreth ndërtimeve të banesave në këtë pjesë të qytetit.

Kompania Dervisholli kishte nisur së ndërtuari objekte të shumta banesore përgjatë rrugës “B”, e cila më planin rregulluues 2010 ishte planifikuar të jetë zonë e gjelbëruar, por që me atë të një viti më vonë,me vendim te Kuvendit Komunal u bë zonë ndërtimi.

Ministria e Mjedisit kishte ardhur në përfundim se “Dervisholli” po ndërton sipas një plani të jashtëligjshëm, me çfarë nuk po pajtohet komuna.

Kjo e fundit po refuzon t’ia anulojë lejen ndërtimore firmës në fjalë.

Fjalët kyçe: Komuna e Prishtinës

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play World Soccer Champion
  • Play Bike Rivals
  • Play Zombie Big Trouble