Ministria e Mbrojtjes nuk e ka komanduar UÇK-në

Agim Çeku thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qenë organ komandues. Ai thotë se Ministritë e Mbrojtjes nuk komandojnë forca të armatosura. Kushdo që pretendon që Ministria e Mbrotjes ka komanduar me UÇK-në, sipas Çekut është gabim.

Lajme

03/04/2014 08:30

 

Ministri i FSK-së  dhe njëherësh edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku thotë Shtabi i Përgjithshëm ka qenë organi i vetëm komandues i luftës në Kosovë.

Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Çeku thotë se në kohën e luftës Ministria e Mbrojtjes ka pasur dorë në themelimin e disa njësive të UÇK-së, por se në fund të gjitha njësitë kanë qenë me emblemë të UÇK-së.

“Të gjithë ushtarët e UÇK-së kanë marrë komanda vetëm prej Shtabit të Përgjithshëm. Të gjitha njësitet e UÇK-së janë komanduar nga Shtabi i përgjithshëm”.

“Dikush që pretendon se Ministria e Mbrojtjes ka qenë strukturë komanduese e ka gabim, sepse çdokush e di se Ministria e Mbrojtjes nuk e komandon ushtrinë”.

“Ministria e Mbrotjes e menaxhon dhe administron forcat e armatosura, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm është organ komandues”.

“Është fakt se ka ekzistuar një ministri që ka pasur një ingerencë ndaj disa njësiteve të UÇK-së më shumë sesa Shtabi i Përgjithshëm, por në fund ne kemi përfunduar luftën si ushtri e organizuar, e unifikuar me një emblemë, nën një komandë, atë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ne në ligj duhet të definojmë atë që e kemi arritur me mund dhe me vullnet të mirë. Kjo duhet të dokumentohet në ligj”, tha Agim Çeku për “Epokae Re”.