Ministria e Kulturës dekoron me çmim kompozitorin Blond Krasniqi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot e ka dekoruar me çmim kompozitorin Blond Krasniqi.

ShowBiz

24/10/2018 15:32

Në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u bë ndarja e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2017, transmeton lajmi.net

Ministri Kujtim Gashi i dha çmimin për veprat solistike dhe duo, kompozitorit Blond Krasniqi, për veprën “Temë me Variacione dhe po ashtu iu ndanë edhe një mijë euro.

‘’Sot u shpërbleva me çmimin për veprat solistike dhe duo në kuadër të çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2017 të Ministrisë së Kulturës.

Falënderojë jashtëzakonisht shumë vlerësuesit e veprës sime “Temë me Variacione”. Pa dyshim një çmim i tillë është motiv shtesë për mua si kompozitor i ri të punojë dhe të kontribuojë edhe më tepër në skenën tonë artistike. Falënderojë edhe ministrin Kujtim Gashi për ndarjen e çmimit’’, ishin fjalët e Blondit, pjesëtar i kompanisë OnRecords./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpUKhh8AveF/?taken-by=blondikrasniqi