Ministria e Kulturës bën thirrje për projekte kulturore – artistike për vitin 2017

Sipas shpalljes së publikuar nga ana e MKRS-së, bëhet e ditur se të drejtë konkurrimi kanë të gjithë ata që kanë projekte kulturore artistike individuale apo grupore, duke përfshirë: festivalet, bienalet, panairet, ekspozitat dhe manifestimet e tjera me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha fushat e artit.

ShowBiz

28/12/2016 16:02

Sapo është shpallur thirrja për projekte kulturore nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte, projekte këto që do të kenë shtrirje të aktiviteteve Brenda vitit 2017, shkruan KultPlus. Sipas shpalljes së publikuar nga ana e MKRS-së, bëhet e ditur se të drejtë konkurrimi kanë të gjithë ata që kanë projekte kulturore artistike individuale apo grupore, duke përfshirë: festivalet, bienalet, panairet, ekspozitat dhe manifestimet e tjera me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në të gjitha fushat e artit.

Në këtë thirrje do të mbështeten projektet me karakter profesional, promovues, stimulus, tradicional, inovativ, kritik dhe praktik. Afati për konkurrim mbetet I hapur deri më 27 janar./KultPlus.com